Agjenti i Coutinho zbulon të ardhmen e klientit të tij: Dëshiron të luaj në Premierligë

Philippe Coutinho po synon të rikthehet në Premierligë, sipas agjentit të tij Kia Joorabchian.

Sport

01/06/2020 23:10

Coutinho shkëlqeu te Liverpool, megjithatë nuk arriti të lë gjurmë në Barcelonë pas lëvizjes së tij në janar 2018.

Braziliano u bashkua më pas me Bayern Munich në huazim në gusht 2019 dhe ka shënuar tetë gola në 22 paraqitje në Bundesligë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai është lidhur me një rikthim në Premierligës dhe agjenti i tij nuk e mohon se kjo është dëshira e tij.

“Ai ka një dëshirë të kthehet në Premierligë në një moment”, tha Joorabchian për Sky Sports.

“Mund të mos ndodhë këtë vit, mund të ndodhë këtë vit por ne nuk e dimë. Ne me të vërtetë nuk kemi diskutuar asgjë për tani”. /Lajmi.net/