Agjenti i Coutinho në Paris – finalizohet marrëveshja për rikthimin e Neymar?

Neymar JR është më afër se kurrë që të rikthehet në mitikun ‘Camp Nou’.

Sport

13/08/2019 15:42

Ylli brazilian i futbollit ka qenë pjesë e një ‘telenovele’ të gjatë këtë verë, me emrin e tji që lidhej me një largim nga PSG.

Neymar është i pakënaqur në Paris dhe dëshira e tij kryesore është rikthimi në La Liga, tek skuadra e Barcelonës.

Sot, drejtuesit e Barcelonës kanë udhëtuar drejt kryeqytetit francez për të finalizuar marrëveshjen, me ofertën prej 80 milionë eurove + Coutinho.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se në bisedime është bashkuar edhe agjenti i ish anëtarit të Liverpool, duke lënë të kuptohet se gjithçka është afër finalizimit, transmeton lajmi.net.

Sinjal interesant ka dhënë edhe Javier Bordas, anëtar i bordit katalan, i cili kur është pyetur nëse ka përfunduar marrëveshja, është përgjigjur: “Nuk mund të them asgjë (duke shkelur syrin).

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/