Agjenti i Caicedos kritikon Brightonin për bllokimin e transferimit të ëndrrave te Arsenali

Agjenti i Moises Caicedo ka kritikuar Brightonin për bllokimin e transferimit të ëndrrave të klientit të tij te Arsenali. Arsenali tregoi interes serioz për Caicedon dhe pati dy oferta të refuzuara për të, e dyta prej të cilave ishte me vlerë 78 milionë euro, transmeton lajmi.net. Pasi nuk arriti të transferonte atë, Arsenali në vend…

Sport

04/02/2023 15:48

Agjenti i Moises Caicedo ka kritikuar Brightonin për bllokimin e transferimit të ëndrrave të klientit të tij te Arsenali.

Arsenali tregoi interes serioz për Caicedon dhe pati dy oferta të refuzuara për të, e dyta prej të cilave ishte me vlerë 78 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Pasi nuk arriti të transferonte atë, Arsenali në vend të tij solli Jorginhon nga Chelsea.

Caicedo, ndërkohë, është rikthyer në stërvitje me Brightonin pasi kalimi i tij te “Topçinjtë” nuk u realizua.

Manuel Sierra, agjenti i lojtarit, kritikoi Brightonin për moslejimin e lëvizjes përpara dhe deklaroi se “kjo është një mundësi që nuk mund të përsëritet në jetë”.

Sierra i tha “Marca90Ec”: “Ofertat u morën, ju shikoni se çfarë është në tryezë dhe Moises thotë se ai dëshiron të shkojë përpara, se kjo është ëndrra e gjithë jetës së tij. Se është një mundësi që nuk mund të përsëritet në jetë”.

Caicedo ishte gjithashtu i lidhur me Chelsean, por 21-vjeçari tani do të qëndrojë në Brighton për të paktën pjesën e mbetur të sezonit pasi presidenti i klubit, Tony Bloom refuzoi ta linte të largohej.

Një lëvizje në një klub të madh mund të ndodhë ende gjatë verës, por mesfushori mund të jetë i frustruar me situatën e tij aktuale në klub./Lajmi.net/