Agjenti i Bale komenton deklaratat e presidentit të Getafe: Nuk e kam numrin e tij
Presidenti i Getafe ka nxitur mbrëmë shumë reagime me deklaratat e tij lidhur me Gareth Bale.

Sport
Mediat në Spanjë raportuan për fjalët e presidentit të Getafe, i cili insistonte se agjenti i Bale i ka ofruar atij shërbimet e lojtarit.
Megjithatë, Joshua Barnett ka hedhur poshtë këto, duke thënë se as nuk e ka numrin e telefonit të presidentit të Getafe.
“As që e kam numrin e presidentit të Getafe”, ka thënë agjenti i Bale, transmeton lajmi.net.
Bale është aktualisht në grumbullim me kombëtaren e Uellsit dhe së shpejti pritet të gjejë skuadrën e re.
Një nga ofertat për të vjen nga Cardiff City. /Lajmi.net/