Agjenti: Hysaj mund të transferohet në Real Madrid apo Chelsea

Agjenti i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, ka deklaruar se lojtari mund të largohet nga Napoli gjatë verës, në drejtim të skuadrave të mëdha si Real Madrid apo Chelsea,

Merkato

13/01/2016 19:15

Agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, ka deklaruar se mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga Napoli gjatë verës, nëse ndonjë ofertë e majme nga ndonjë klub i madh vije në drejtim të tij.

Guiffredi theksoi se kur përmend klube të mëdha, e ka fjalën për Real Madridin apo Chelsean, pasi sipas tij, Hysaj mund të luajë edhe në këto skuadra.

“Çdo gjë është lehtësuar nga Sarri. Vlera e tij është rritur aq shumë gjatë verës. Ai është një lojtar që mund të luajë në ekipe të mëdha, dhe nëse në qershor vije ndonjë ofertë për të, Napolit mund ta shqyrtojnë”, deklaroi ai.

“Në futboll çdo gjë e ka një çmim. Kur flas për klube të mëdha, i mendoj Real Madridin dhe Chelsean, sepse Hysaj mund të luajë edhe në këto skuadra”, u shpreh Guiffredi, përcjell Lajmi.net nga Football Italia.