Agjenti hedh në dyshim të ardhmen e Bakayoko te Napoli

Tiemoue Bakayoko dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe në qoftë se Napoli nuk arrin kualifikimin, ai mund të largohet.

Sport

28/04/2021 18:47

Bakayoko është bashkuar me Napolin në formë huazimi nga Chelsea në tetorin e vitit të kaluar dhe gjigantët e Serie A nuk kanë opsion për të nënshkruar me të përfundimisht, përcjell lajmi.net.

“Është një moment i mirë. Tiemou shënojë në ndeshjen e fundit me Napolin dhe tani ata janë në vendin e katërt” tha agjenti i Bakayokos, Abdoulaye për CalcioNapoli24.

Tutje, agjenti u shpreh se Bakayoko është i lumtur te Napoli. “Ai është i lumtur në njërin ndër klubet më të mëdha në Serie A. E respektoj Gennaro Gattuson”, tha ai.

Abdoulaye tregoi se në qoftë se Napoli dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë Bakayoko do të largohet sipas tij.

“Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por kjo varet edhe nga Napoli dhe Chelsea. Napoli nuk ka një mundësi për ta nënshkruar atë përgjithmonë, Tiémoué është i lumtur, por ai është i vetëdijshëm se fati i tij varet nga ajo që Chelsea dhe Napoli duan të bëjnë në të ardhmen”, përfundoi ai.

Napoli është në vendin e 3-të me 66 pikë, aq sa ka edhe Milani dhe Juventusi./Lajmi.net/