Agjenti: Bale do bëhet më i mirë se Ronaldo kur lojtarët do fillojnë të pasojnë te ai

Agjenti i Gareth Bales, Jonathan Barnett ka kritikuar lojtarët e Realit duke thënë se ata nuk pasojnë mjaftueshëm te klienti i tij, që ka rezultuar dhe me formën e dobët të uellsianit.

Sport

10/05/2015 12:41

Gareth Bale mund të bëhet më i mirë se Cristiano Ronaldo nëse lojtarët e Realit do të fillojnë të pasojnë te ai, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga agjenti i uellsianit.

“Real Madridi duhet të punojë me Balen dhe të pasojë më shumë topin te ai”, tha Barnett për The Telegraph.

“Jepjani atij më shumë topin dhe ai do t’i tregojë të gjithëve sesa i mirë është. Ai do të bëhet lojtari më i mirë i Realit kur bashkëlojtarët do të fillojnë ta ndihmojnë atë”, përfundoi Barnett.