Agjenti austriak tregon problemin pse talentet e rinj nuk po mund të depërtojnë jashtë vendit

Agjenti austriak i futbollit, Edi Schmik ka thënë se çështja e vizave është arsyeja kryesore pse lojtarët e rinj nuk po mund të depërtojnë jashtë Kosovës.

Sport

19/01/2020 22:24

Çështja e liberalizimit të vizave ka kohë që është përmendur nga politikanët kosovarë, por pa ndonjë rezultat.

Kjo po krijon probleme të mëdha edhe për talentet e reja në futboll, shkruan lajmi.net.

”Çështja kryesore e Kosovës me talentet e reja është liberalizimi i vizave. Është shumë e vështirë për U18-të të bëjnë prova në klubet evropiane në ato kushte”, deklaroi Schmik, i cili ka vizituar Kosovën ditët e fundit. /Lajmi.net/