Agim Veliu mohon bisedat me PDK-në
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu e ka mohuar mundësinë e një koalicioni me PDK-në.

Lajme
Ai ka thënë se askush nga partia e tij s’është duke biseduar me PDK-në për formimin e qeverisë së re, pasi koalicioni LDK-AAK-Nisma është në fuqi.
Në këtë mënyrë Veliu nga Lllapi e ka demantuar llapjanin tjetër, Rrustem Mustaf-Remin e PDK-së, i cili ka deklaruar se dy partitë janë afër një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, raporton gazeta Express.
“E vërteta është se askush nga LDK-ja nuk është duke biseduar me PDK-në. Fare nuk është në rend marrëveshja me PDK-në, jo që nuk është afër, por as nuk jemi në biseda me ta”, ka thënë Veliu.
Ky zyrtar i LDK-së ka mohuar edhe mundësinë që PDK t’i ketë ofruar LDK-së pozitën e kryeministrit, duke thënë se s’ka kurrfarë bisedash me zyrtarët e partisë së Thaçit.
“S’na kanë ofruar asgjë, sepse s’jemi duke biseduar me ta për formimin e qeverisë”, ka shtuar Veliu.