Agim Veliu i jep pozitë të rëndësishme në komunë njeriut të afërt me LDK-në

Punësimet partiake nuk kanë të ndalur nëpër institucionet e Kosovës.

Lajme

14/09/2019 23:04

Para katër ditësh, Komuna e Podujevës ka shpallur rezultatin përfundimtar për vendin e punës “Menaxher i Personalit”.

Me 79 pikë në këtë pozitë është shpërblyer, Fitim Bunjaku.

Bunjaku i takon krahut të LDK-së, dhe do t’i përgjigjet drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, meqë zyra e kryetarit e ka hapur këtë konkurs, shkruan lajmi.net.

Paraprakisht, Bunjaku ka qenë duke e i emëruar në pozitën e shefit të gjendjes civile, por tash është ngritur në pozitë.

Bunjaku në rrjete sociale ka treguar qartë se më kënde është rreshtuar në këto zgjedhje. “Ne jemi gati LDK”, shkruhet mbi fotografinë e postuar. /Lajmi.net/