Agim sa e bleve BMW-në?

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, duket që është njëri nga kryetarët e pasur të komunave. Ai ka para të gatshme mbi 50 mijë euro, banesë afër 100 mijë euro dhe dy vetura, të cilat nuk ka treguar se sa i ka blerë.

Lajme

25/08/2014 17:11

Ai në Agjencinë kundër Korrupsion ka deklaruar një banesë të cilën e ka blerë 85 mijë euro. Megjithatë, atij i kanë mbetur nëpër banka edhe 52. 2220.  

Veliaj ka deklaruar se për një vit si kryetari i komunës merr 13.20 euro, si dhe nga një kompani private 9.927 euro. 

Por në formularin e mbushur të pasurisë, Veliaj nuk ka treguar shumën e dy veturave të blera, BMW, dhe Golf. (Kosovapress)