Agim Ademi: Që prej ardhjes time, Kosova nuk e ka asnjë humbje

Ademi thotë se Kosova ka ndryshuar shumë vitin e fundit, “kemi ndërtuar mentalitet fitues dhe hyjmë në çdo ndeshje për fitore”.

Sport

09/06/2019 23:27

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka theksuar për “Supersport” që ka ngritur nivelin organizativ në Kombëtaren e Kosovës që prej ardhjes së tij në krye të FFK-së.

Gjithsesi, ai nuk e ka harruar kontributin e të ndjerit, legjendës Fadil Vokrrit.

“Fadil Vokrri është meritor për të gjitha dhe meritat gjithmonë ia kemi atribuar atij. Ikja e tij ishte një goditje për ne, duke e ditur sa shumë na ka dhënë”, deklaroi Ademi.

“Të them kështu pa modesti, e kam ngritur nivelin organizativ në të gjitha aspektet dhe që prej emërimit tim në krye të FFK-së, Kosova nuk e ka asnjë humbje”.

“Për mua nuk ka qenë e vështirë ta vazhdojë punën sepse unë kam qenë këtu (në FFK), madje edhe para Fadilit. Po të ishte dikush tjetër, do ta kishte më vështirë”.

“Kemi ndërtuar mentalitet fitues dhe hyjmë në çdo ndeshje për fitore”.

“Besoj shumë në shtabin teknik dhe në këtë skuadër. Derisa e kemi këtë nivel, jam shumë optimist që do të kualifikohemi në Evropian”, shtoi ai.

Ai e vlerësoi maksimalisht përkushtimin e shtabit teknik dhe futbollistëve.

Kujtojmë se Kosova nuk di për humbje që nga tetori i vitit 2017, kur u mposht 2-0 nga Islanda në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Ecuria mbresëlënëse prej 13 ndeshjeve pa humbje nisi në nëntor me fitoren 4-3 ndaj Letonisë, për të vazhduar pastaj në stol me Bernard Challandes 12 ndeshje pa humbje. /Lajmi.net/