Agim Ademi në gjendje stabile, por do të kalojë natën në spital

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi po vazhdon trajtimin e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë ditës së sotme u konfirmua që kryetari Agim Ademi është ndaluar për 48 orë në Polici. Në pamjet e publikuara kur Ademi del nga stacioni i policisë, shihet se në vendin e ngjarjes është edhe një auto-ambulancë. Nga…

Sport

22/03/2023 20:36

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi po vazhdon trajtimin e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme u konfirmua që kryetari Agim Ademi është ndaluar për 48 orë në Polici.

Në pamjet e publikuara kur Ademi del nga stacioni i policisë, shihet se në vendin e ngjarjes është edhe një auto-ambulancë.

Nga zyra për informim e QKUK-së kanë njoftuar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar tretman mjekësor.

Lajmi.net ka kontaktuar me Drejtorin e Qendrës Emergjente, Naser Syla, i cili konfirmoi që është në gjendje stabile, por do kalojë natën në spital.

“Gjendja e tij është mirë. Momentalisht është dërguar në Kirurgjinë Torakale dhe sonte do ja përcjellim gjendjen”, u shpreh Syla për lajmi.net./Lajmi.net/