Agim Ademi ndjek Superkupën e Evropës në Itali, takohet me ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i pranishëm në stadiumin “Bluenergy” në Udine të Italisë për të ndjekur nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur. Përveç spektaklit futbollistik dhe atmosferës së zjarrtë në stadium, mbrëmja ka qenë edhe më e veçantë për Ademin për…

Sport

13/08/2025 22:51

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i pranishëm në stadiumin “Bluenergy” në Udine të Italisë për të ndjekur nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur.

Përveç spektaklit futbollistik dhe atmosferës së zjarrtë në stadium, mbrëmja ka qenë edhe më e veçantë për Ademin për shkak të një takimi të pazakontë: ai u takua me ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, raporton lajmi.net

Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka bërë të ditur se pati një bisedë të shkurtër por të vlefshme me Sarkozy, ku u diskutua për tema që lidhin sportin me shoqërinë dhe lidershipin.

“Një bisedë e shkurtër, por plot vlera dhe këndvështrime interesante mbi sportin, lidershipin dhe mënyrën se si ndeshjet e mëdha bashkojnë njerëzit nga kultura dhe vende të ndryshme,” ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë i Ademit:

“Në Udine të Italisë për të ndjekur ndeshjen e Superkupës së Evropës, PSG – Tottenham, ku atmosfera është e shkëlqyeshme. E këtë mbrëmje e bëri edhe më të veçantë takimi me ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Një bisedë e shkurtër, por plot vlera dhe këndvështrime interesante mbi sportin, lidershipin dhe mënyrën se si ndeshjet e mëdha bashkojnë njerëzit nga kultura dhe vende të ndryshme”./Lajmi.net/