Agim Ademi i bën thirrje ministrit Çeku: Vepro shpejtë t’i përfundojmë projektet për stadiumet në Pejë e Gjilan

Sport

19/06/2022 17:48

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka lëshuar një thirrje Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ademi ishte në një vizitë në kampin nacional në Hajvali dhe nga atje pati një mesazh për MKRS.

Ai ka bërë thirrje të punohet më shpejtë në finalizimin e projekteve të stadiumeve në Gjilan e Pejë.

“Edhe një herë kërkoj dhe e lus ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku që të veprojë sa më shpejtë, në mënyrë që të përfundojnë projektet e ndërprera të stadiumeve në Gjilan dhe në Pejë, por edhe në stadiumet e tjera, të cilat janë në punim e sipër, e sidomos stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, pasi është bërë goxha kohë që kanë filluar punimet”, ka shkruar Ademi në ‘Facebook’, përcjell lajmi.net.

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të kryetarit të FFK, Agim Ademi. /Lajmi.net/