Afro-amerikanët miting para Kongresit në SHBA për të drejtat e tyre
Qindra mijëra persona janë mbledhur para ndërtesës së Kongresit Amerikan në kuadër të 20 vjetorit të "Marshimit të 1 milionë njerëzve", i cili u nis për herë të parë në 1995 nga Louis Farrakhan, lideri i Lëvizjes afro-amerikane "Nation of Islam".

Bota
Njerëzit e ardhur nga rajone të ndryshme të vendit u mblodhën në sheshin mes Kongresit Amerikan dhe përmendores së Washington, ndërsa slogani e marshimit të këtij viti ka qenë “Drejtësi, Ose …”, raporton Anadolu Agency.
Pjesëtarët e grupit të mbledhur duke bërë thirrje për drejtësi ndaj afro-amerikanëve kanë brohoritur me sloganet “jeta e afro-amerikanëve është e çmuar”.
Farrakhan në fjalimin e mbajtur në aktivitetin me një pjesëmarrje të lartë ka tërhequr vëmendjen për të drejtat e afro-amerikanëve duke përdorur shprehje të ashpra. Farrakhan duke i bërë thirrje edhe presidentit Barack Obama tha se: “Në vend që të flasësh për të drejtat e njeriut nëpër vende të ndryshme si Kuba dhe Kina, shiko shkeljet e të drejtave të njeriut në vendin tënd. Nëse nuk ndryshoni veten dhe nëse vazhdoni të qëndroni të heshtur kundër padrejtësive këto protesta do të ishin të kota”.
Ndërsa në lidhje me organizimin e afro-amerikanëve pas vdekjeve si pasojë e dhunës policore Farrakhan tha se”(vrasja e afro-amerikanëve nga policët) kishte arritur fundin. Madje edhe afro-amerikanët në pozicione të larta janë të shqetësuar nga kjo situatë”.
Në SHBA “Marshimi i 1 milionë njerëzve” u nis për herë të parë në 1995 nën udhëheqjen e Louis Farrakhan, për të kërkuar të drejtat dhe drejtësi për afro-amerikanët ku patën marrë pjesë më shumë se 1 milionë njerëz.