Afro 60 të vrarë në betejat në veri të Irakut

20:44 | 2 Tetor 2014

Pas sulmit vetëvrasës të militantëve islamikë në vendbanimin Hit të Irakut

Autoritetet shëndetësore në Irak kanë thënë se luftimet midis militantëve të “Shtetit Islamik” dhe forcave qeveritare në veri të vendit kanë lënë të enjten afro 60 njerëz të vrarë.

Në Hit, një qytet i vogël që kontrollohet nga qeveria, sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar një kompleks të policisë.

Si transmeton REL, koloneli irakian Xhabar al-Nimraui ka thënë se policia ka vrarë rreth 20 sulmues, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë ndërtesën, në prag të shpërthimeve.

Së paku shtatë policë dhe katër ushtarë janë vrarë po ashtu në këtë betejë.

Militantët po ashtu kanë sulmuar selinë e Brigadës 8 të ushtrisë irakiane, jashtë qytetit Ramadi.

Së paku gjashtë ushtarë janë vrarë në këtë lokacion, ashtu si dhe disa militantë.