Afro 27 mijë të infektuar me koronavirus për 24 orë në Itali
Italia vazhdon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe viktimat.

Bota
Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali bëhet me dije se në 24 orët e fundit 26 mijë e 831 kanë rezultuar pozitivë nga 201 mijë testime të kryera.
Po ashtu edhe 217 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, transmeton Express.
Që nga nisja e pandemisë në Itali janë regjistruar 616 mijë të infektuar dhe mbi 38 mijë viktima.