Afro 20 mijë raste të reja me COVID-19 në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

04/06/2020 09:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar gjithsej 1,851,520 raste të koronavirusit, përfshirë të paktën 107.117 vdekje, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Johns Hopkins raportoi 19.699 raste të reja dhe 995 vdekje të lidhura me virusin në vend të mërkurën.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. /Lajmi.net/