Afro 1 mijë e 500 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Pas shtimit të numrit të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi, që nga data 30 gusht Qeveria e Kosovës ka vendosur masat antiCOVID.

Lajme

20/09/2021 09:46

Këto masa ishin paraparë të largohen me datën 13 shtator, por si shkak i mos përmirësimit të situatës me pandeminë COVID-19 ato u vazhduan deri me 26 shtator sipas vendimit të Qeverisë.

Në raportin e  Policisë së Kosovës u theksua se në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar një numër i madh i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID, transmeton lajmi.net.

1 mijë e 446 gjoba janë shqiptuar së fundi  nga Policia e Kosovës, për ata që nuk respektuan këto masa. /Lajmi.net/