Afro 1 mijë e 200 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Pas shtimit të numrit të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi, që nga data 30 gusht Qeveria e Kosovës ka vendosur masat antiCOVID të cilat ishin paraparë të largohen me 13 shtator, por si shkak i mos përmirësimit të situatës ato u vazhduan deri me datën 26 shtator.

Lajme

22/09/2021 09:24

Në raportin e  Policisë së Kosovës u theksua se në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar një numër i madh i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID, transmeton lajmi.net.

1 mijë e 160 gjoba janë shqiptuar së fundi  nga Policia e Kosovës, për ata që nuk respektuan këto masa.

Duhet theksuar se gjatë ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19 ka filluar të ulët. /Lajmi.net/