Afrim Hoti i bashkohet AKR-së

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, sot i bashkohet Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit. 

Lajme

20/05/2014 11:19

Aderimi në politikë i Hotit, do të prezantohet sot në ora 12:00, nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli. 

Emri i tij, tashmë është në listën për deputetë në kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, dhe është i renditur numër 7, ndërsa sot do të bëhet vetëm prezantimi i tij, raporton rahovecpress. 

Hoti, me prejardhje nga Rahoveci, aktualisht është ligjëres në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.