Afrika e Jugut befason Spanjën

Kampioni në fuqi i botës dhe Evropës, Spanja e mbylli vitin 2013 në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra e selektorit Vicente del Bosque pësoi disfatë me rezultat 1:0 në miqësoren kundër Afrikës së Jugut. Bernard Parker shënoi në minutën e 56-të për skuadrën afrikane, duke e gjunjëzuar Spanjën që nuk është se bëri…

Sport

19/11/2013 20:55

Kampioni në fuqi i botës dhe Evropës, Spanja e mbylli vitin 2013 në mënyrën më të keqe të mundshme.

Skuadra e selektorit Vicente del Bosque pësoi disfatë me rezultat 1:0 në miqësoren kundër Afrikës së Jugut.

Bernard Parker shënoi në minutën e 56-të për skuadrën afrikane, duke e gjunjëzuar Spanjën që nuk është se bëri edhe aq shumë eksperimente në këtë duel pasi në formacionin bazë kishte futbollistë titullarë si Iker Casillas, Andres Iniesta, Sergio Ramos, Alvaro Arbeloa, Sergio Busquets, Xabi Alonso, e të tjerë.

Mirëpo, as ata nuk arritën ta shpëtojnë skuadrën nga humbja.