Afganistani miraton marrëveshjet me SHBA-të dhe NATO-n

Parlamenti i Afganistanit i ka miratuar marrëveshjet bilaterale të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, me të cilat mundësohet mbetja e trupave ndërkombëtare në këtë vend, edhe pas vitit 2014.

Bota

23/11/2014 11:49

Kryetari i Kuvendit afgan, Abdul Raouf Ibrahimi, ka njoftuar sot se shumica e deputetëve votuan në favor të marrëveshjeve të sigurisë.

Këto marrëveshje ishin nënshkruar nga qeveria e re afgane më 30 shtator.

Sipas tyre, lejohet që Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja mund t’i mbajnë afro 12 mijë ushtarë në Afganistan vitin e ardhshëm, për t’i mbështetur forcat afgane të sigurisë.

Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, kishte refuzuar t’i nënshkruante marrëveshjet, transmeton REL.