Afganistani merr ‘shembull’ Zvicrën: Dëbon terroristin në vendlindje

Kemi dëgjuar shpesh që Gjermania dhe më shpesh Zvicra të dëbojnë kriminelë ose terroristë nga vendet e tyre në vendet e origjinës, por rallë kishte ndodh e kundërta.

Bota

27/04/2018 13:01

Tetë javë pasi ishte kapur luftëtari i talibanëve Thomas K. (36) në Afganistan, autoritetet e Kabulit kanë dhënë urdhër për të dëbuar atë në Gjermani. Tani më ai ndodhet në Düsseldorf.

Interesante se 36 vjeçari gjerman ka kthyer në Gjermani me aeroplanin Boeing 737, të martën mbrëma, në kohën kur pak më parë po i njëjti aeroplan dëboi 21 azilkërkues të refuzuar afganë.