Afërdita Dreshaj i dedikon fjalët më të ëmbla bashkëshortit

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl po shijojnë në maksimum lidhjen e tyre bashkëshortore.

ShowBiz

26/05/2020 09:35

Afërdita Dreshaj tash e disa vite është zhvendosur në Amerikë ku po jeton së bashku me burrin e saj Jakub Kindl, me të cilin kishin lidhur kurorë dy vite më parë, shkruan lajmi.net.

Dyshja kanë qenë çdo moment pranë njëri-tjetrit gjatë kohës së izolimit dhe të shpeshta ishin postimet që ata bënin në rrjete sociale duke ndarë me ndjekës momente nga përditshmëria.

Së fundmi modelja ka publikuar një imazh pranë hokeistit ku i ka dedikuar atij edhe një shkrim romantik. “Gjithçka me ty” ishte mbishkrimi i vendosur në fotografi nga Afërdita. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CAn_nxaJ18D/?utm_source=ig_embed