Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl ‘arratisen’ në këtë vend për pushime

Afërdita dhe Jakub kanë nisur pushimet në bregdet.

ShowBiz

26/11/2020 17:16

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kind, kanë vendosur që në këto ditë të fundit të nëntorit të udhëtojnë për pushime, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dhe partneri i saj si destinacion për pushime e zgjodhën sërish Miamin, ndërsa nga atje kanë publikuar imazhet e para.

Fillimisht, Afërdita postoi një foto, në të cilën çifti u panë në aeroport, teksa i kishin vendosur edhe maskat mbrojtëse.

Më pastaj ajo publikoi pamje nga vendi ku po qëndrojnë dhe ambienti dukej mahnitës.

Kujtojmë se Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl pritet që së shpejti të marrin epitetin prind për herë të parë. /Lajmi.net/