Afër marrëveshja, Cancelo mbetet në Serie A

Joao Cancelo afër të mbetet në Serie A edhe për sezonin e ri.

Sport

14/06/2018 07:05

Joao Cancelo ka vendosur në lidhje me klubin e ri.

Mbrojtësi i djathtë i Valencias dëshiron të mbetet në Serie A duke u transferuar te skuadra e Juventusit.

Cancelo në edicionin e kaluar ishte i huazuar në Inter por klubi nga Milano nuk kishte para për blerjen e tij nga Valencia, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Cancelo i ka bërë me dije Juventusit se është i gatshëm të transferohet në Torino. /Lajmi.net/