Afër largimit nga Werder Bremen, ndryshon vlera e Rashicës

Milot Rashica sot vlen më pak se disa muaj më parë.

Sport

21/07/2020 13:09

Milot Rashica është në pritje të finalizimit të largimit nga Werder Bremen.

Ylli i Kosovës spekulohet se do të transferohet në Leipzig gjatë afatit kalimtar të verës.

Në ndërkohë, rezultatet e dobëta të ekipit gjatë këtij sezoni në Bundesligë duket se kanë ndikuar të zbresë vlera e Rashicës në treg.

Rashica e nisi sezonin me vlerë prej 20 milionë eurove në treg, që megjithatë u ngrit në 35 milionë euro pas paraqitjeve të tij të mira – kur i shënoi shtatë gola në pjesën e parë të sezonit.

Megjithatë, tani vlera e tij ka rënë sërish në 22 milionë euro, sipas Transfermarkt.de, transmeton lajmi.net.

Leipzig spekulohet se ka ofruar 15 milionë euro për shërbimet e Rashicës, por Werder thuhet se kërkon më tepër për shitjen e tij. /Lajmi.net/