Afër 40% e votuesve nuk pajtohen me renditjen që partitë i’u kanë bërë kandidatëve
Listat e hapura për zgjedhjet parlamentare po vlerësohet se kanë pasur efekte të mëdha.
Lajme
Këto lista ndër të tjera ka treguar se numri të cilin partia politike i’u cakton kandidatëve në listë të jetë më pak i rëndësishëm.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar në facebook disa të dhëna që sipas tij, tregojnë se vetëm në zgjedhjet e fundit 40% e deputetëve nuk do të ishin zgjedhur nëse listat do të ishin të mbyllura.
“Efektet e listave të hapura në Kosovë kanë pasur efekte të mëdha”
“Ndër të tjera, ato kanë treguar se numri të cilin partia politike i’u cakton kandidatëve në listë të jetë më pak i rëndësishëm”.
“Vetëm në zgjedhjet e fundit 40% e deputetëve nuk do të ishin zgjedhur nëse listat do të ishin të mbyllura”.
“Ky është edhe një tregues se përafër 40% e votuesve nuk pajtohen me këto renditje që partitë politike i’u kanë bërë kandidatëve të tyre”, ka shkruar Krasniqi./Lajmi.net/