Aeroporti i Tiranës: Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku ka njoftuar nga Rinasi se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar.

Lajme

08/04/2021 15:00

Nga sot zhbllokohen fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër edhe ato komerciale, tha ministrja., raporton Tch.

Që nga e mërkura atje ishin pezulluar fluturimet si pasojë e braktisjes së detyrës nga kontrollorët.

Edhe Tirana International Airport ka konfirmuar se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.

Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9

“Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë”.

“Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim”.