Aeroplanit ushtarak amerikan që po ia ka frikën edhe Rusia

B-52 është aeroplani ushtarak i cili do të jetë në gjendje të mbajë edhe armë bërthamore.

Bota

20/03/2019 23:36

Fotografi të mahnitshme dhe filmime të ndryshme kanë kapur pamjet e aeroplanëve të ShBA-ve në RAF Fairford, në Gluçestershir, bazë e përkohshme e tyre, transmeton lajmi.net.

Ardhja e tyre të enjten dhe të premten erdhën përpara një stërvitjeje të NATO-s në Gjeorgji, e cila i mundësoi një pamje më të afërt të forcave amerikane Rusisë të Vladimir Putinit.

Shfaqja ushtarake e forcës vjen pas pothuajse 11 vitesh, pasi të dy vendet – ish-partnerët e Bashkimit Sovjetik – luftuan një luftë nëntë-ditore mbi rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë. /Lajmi.net/