Aeroplani ushtarak gjerman nuk mund të aterojë në Prishtinë, flasin nga ASHNA

Një fluturake ushtarake gjermane nuk po arrin të aterojë në Aeroportin e Prishtinës. Krejt kjo për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotëron sot, e që kjo fluturake nuk është e certifikuar që në kushte të tilla ta bëjë veprimin. Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka shfaqur se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur në orën…

Lajme

09/12/2025 15:50

Një fluturake ushtarake gjermane nuk po arrin të aterojë në Aeroportin e Prishtinës.

Krejt kjo për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotëron sot, e që kjo fluturake nuk është e certifikuar që në kushte të tilla ta bëjë veprimin.

Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka shfaqur se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur në orën 8:40 të mëngjesit dhe ka qëndruar në ajër për rreth shtatë orë

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Driton Ujkani, i cili deklaroi për Periskopin se të gjitha fluturimet e tjera po bëhen me rregull, dhe se nuk ka të bëjë kjo me aeroportin, por me rregullat e personelit ushtarak gjerman.

“Nuk është problemi tek trafiku ajror, është për shkak të dukshmërisë dhe për me operu në këto kushte edhe fluturakja edhe personeli duhet me qenë të certifikuar për me operu në këto kushte”, deklaroi Ujkani.