Aeroplani më i madh në histori të njerëzimit: i lartë sa 4 kate, dhe dimensione sa një fushë futbolli |FOTO GALERI|

Në vitin 1942 kur në pikun e 'Luftës së Dytë Botërore' përderisa kalonin nëpër atlantik anijet e aleatëve gjithnjë ishin fundosur nga barkat e gjermanëve. Kështu që Aleancës i duhejt që gjatë gjithë kohës të dërgonte materiale të nevojshme për trupat e tyre gjithandej nëpër atlantik, dhe barkat gjermane po shkaktonin shumë telashe në këtë drejtim. Industrialisti amerikan Henry Kaiser dha idenë për ndërtimin e një aeroplani kargo me përmasa të pa precedente, dhe u drejtua tek miliarderi dhe piloti Howard Hughes për t'a ndërtuar atë.

Fun

21/08/2015 14:27

Në 2 nëntor të vitit 1947 Hughes e nxorri atë në oqeanin paqësor, prej ku edhe do të testohej performanca e tij. Për shkak të kritikave që dëgjoheshin në të gjitha anët se ‘ky aeroplan si përbindësh nuk ka asnjë gjasë që të fluturojë’ e kishin nxitur Hughes që të insistonte në realizimin e ambicies së tij, kështuqë ai personalisht kishte marrur përsipër që t’a drejtonte atë, ai e pilotoi atë në një distancë prej 1 milje, dhe në lartësi prej 20 metrave, ky aeroplan më nuk fluturoi kurrë – por Hughes kishte dëshmuar se mund të fluturonte, ai tani është i ekspozuar në Muzeun e aviacionit në Oregon.  /lajmi.net