Aeroplani i zhdukur malajzias, zbulohet sinjal i ri

Një aeroplan që kërkon aeroplanin e zhdukur të udhëtarëve të kompanisë Malaysia Airlines ka zbuluar një sinjal të ri në jug të Oqeanit Indian, bëjnë të ditur autoritetet australiane.

10/04/2014 19:42

Aeroplani P-3 Orion ka kapur sinjalin në të njëjtën zonë ku një anije e Australisë ka detektuar disa zhurma këtë javë, për të cilat ka pasur dyshime se mund t’i përkasin kutisë së zezë të aeroplanit të zhdukur.

Shefi i kërkimeve, Angus Houston ka thënë se sinjali i ri, megjithatë, duhet t’iu nënshtrohet analizave të mëtutjeshme.

Aeroplani në fluturimin MH370 është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord.