Aeroplanët e Asadit sulmojnë IS-in, vrasin 36 civilë në Raqqa

Aktivistë sirianë thanë se disa sulme ajrore nga ana e regjimit të Bashar al Asad kundër militantëve të Shtetit Islamik (S), të cilët qytetin Raqqa e kanë shpallur kryeqytet të tyre, kanë vrarë të paktën 36 civilë.

Bota

25/11/2014 20:44

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, njoftoi se më 25 nëntor, përveç të vrarëve janë edhe dhjetëra të tjerë të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, transmeton REL.

Sipas Observatorit “shumica e viktimave janë shkaktuar nga dy sulme të njëpasnjëshme ajrore” në zonën kryesore industriale në Raqqa.

Grupi ekstremist IS ka filluar luftën në Siri në pranverën e vitit 2013. Ata kanë uzurpuar qytetin Raqqa, të vetmin kryeqytet të provincës i cili ka rënë nga kontrolli i qeverisë që nga shpërthimi i një revolte në vitin 2011.