Aeroplanët e Asadit bombarduan xhihadistët e ISIS
Aeroplanët luftarakë të Sirisë kanë ndërmarrë të martën sulme ajrore kundër pozicioneve të xhihadistëve të ISIS në provincën Deir Ezzor, në lindje të vendit.

Bota
Sipas Vëzhguesit sirian për të drejtat e njeriut, kjo është hera e parë që aeroplanë luftarakë të regjimit të Asadit sulmuan pozicionet e xhihadistëve.
“Ata kryen rreth 12 sulme ajrore sot në këtë provincën, por në veçanti ishte në u shënjestër një zonë stërvitore e ISIS në qytetin Shmeitiye, në perëndim të provincës”, tha Vëzhguesi sirian.
“Këto sulme shkaktuan të paktën shtatë të vdekur mes civilëve dhe vranë shumë luftëtarë të ISIS, por pa mundur të jepet një shifër e saktë”, njoftoi kjo OJQ siriane me seli në Londër.