Adrola Dushi tregon pse u nda nga bashkëshorti

Adrola Dushi flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti dhe marrëdhënien mes tyre...

ShowBiz

08/04/2018 11:29

Adrola Dushi është ndër femrat më të bukura shqiptare dhe këtë nuk e mohon dot askush. Ajo tashmë është një modele profesioniste në Amerikë dhe shpesh herë ndan me publikun shqiptar arritjet e saja në këtë fushë.

Së fundmi ajo ka qene e ftuar në emisionin Xing me Ermalin” ku ka folur dhe pranuar për herë të parë rreth ndarjes nga bashkëshorti.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit” – është shprehur Adrola duke shtuar se ruan një marrëdhënie të mirë me bashkëshortin pas ndarjes.

b0363ab3da33ba8386818161f7264929-600x600.jpg

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.

-640-0-5ac9313df2159.jpg