Adriano shfaqet i shkatërruar nga alkooli në Brazil, mezi qëndron në këmbë

Adriano duket se ende vuan nga veset e vjetra.

Sport

14/07/2020 18:14

Alkooli dhe argëtimi i çmendur ishin pjesë e jetës së përditshme të Adrianos gjatë kohës së tij tek Inter, dhe bazuar në një video që është publikuar së fundi në Brazil, 38 vjeçari po vazhdon të argëtohet njëjtë.

Adriano të shtunën ka qenë i pranishëm në një festë, duke u dehur dhe argëtuar, pavarësisht pandemisë së koronavirus, që është shfaqur shumë në Brazil.

Ai mezi mund të ecte, dhe për këtë i duhej ndihma e një miku.

Sipas shprehjeve të fytyrës, shihet se ish futbollisti i Kombëtares së Brazilit ishte i shkatërruar.

Adriano shumë lehtë ka mundur të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë me potencialin e tij që ka pasur, por vdekja e babait, bëri që ai të largohet nga stërvitjet, duke konsumuar alkool, për të shkatërruar një karrierë që ishte gati të shpërthente./Lajmi.net/