Adriano në Man Utd, në vend të Shaw

Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Adriano, si zëvendësim për të lënduarin Luke Shaw.

Merkato

17/09/2015 09:52

Manchester United ka mbetur pa mbrojtësin e majtë Luke Shaw, i cili do të mungojë për një periudhë të gjatë.

Reprezentuesi anglez ka pësuar frakturë të dyfishtë në këmbën e djathtë gjatë duelit kundër PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.

Andaj, “Red Devils” do të ndërhyjnë duke transferuar një mbrojtës të majtë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe, sipas mediave britanike, menaxheri Louis van Gaal ka zgjedhur Adrianon nga Barcelona.