Adriano: MSN më e fortë se BBC

Lojtari i Barcelonës, Adriano ka thënë se skuadra e tij ka sulmin më të mirë në botë, duke thënë se MSN është treshe më e mirë se BBC.

Sport

19/04/2015 15:46

Treshja sulmuese e Barcelonës e përbërë nga Messi, Suarez dhe Neymar është më e mirë në botë, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga lojtari i Blaugranasve, Adriano.

“Unë mendoj se ne kemi sulmin më të mirë në botë”, tha Adriano për Telefoot.

“Messi, Suarez dhe Neymar kanë mësuar të luajnë me njëri tjetrin për një kohë shumë të shkurtër. Ata kanë një kuptim të pabesueshëm në fushë”.

“Ne jemi të lumtur që këta tre lojtarë janë në skuadrën tonë, pasi nuk mund të luajmë kundër tyre”, përfundoi Adriano.