Adriano largohet nga Atletico
Atletico Paranaense ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Adriano, për largimin e tij nga klubi. 32-vjeçari i cili ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta dhe problemet në fushë dhe jashtë saj, iu bashkua klubit në janar. Adriano debutoi për Atleticon – dhe bëri paraqitjen e parë për një skuadër në dy vitet e…
Sport
Atletico Paranaense ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Adriano, për largimin e tij nga klubi.
32-vjeçari i cili ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta dhe problemet në fushë dhe jashtë saj, iu bashkua klubit në janar.
Adriano debutoi për Atleticon – dhe bëri paraqitjen e parë për një skuadër në dy vitet e fundit – kur u inkuadrua në katër minutat e fundit të fitores në shtëpi ndaj rivalit të Copa Libertadores, The Strongest, në shkurt.
Ai shënoi golin e tij të parë për Atleticon në humbjen 2:1 në udhëtim te skuadra boliviane, që ia humbi shpresat ekipit të tij për kualifikim në fazën eliminatore të garës, por edhe i dha fund aventurës së tij në Estadio Vila Capanema.
“Sulmuesi Adriano nuk është më anëtar i ekipit të Atletico Paranaense”, thuhej në komunikatën e klubit. “Vendimi është marrë me marrëveshje të përbashkët mes futbollistit dhe klubit”.