Adriano: Lamtumirë Barcelonë
Mbrojtësi Adriano dëshiron të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të verës, drejt një skuadre ku mund të luajë më tepër.
Sport
Adriano ka vendosur të largohet nga Barcelona, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Paulo Afonso.
Mbrojtësi brazilian ka luajtur pak në edicionin e shkuar, dhe dëshiron të gjejë një skuadër të re, gjatë afatit kalimtar të verës.
“Adriano është i kënaqur në Barcelonë, kalon mirë me të gjithë dhe ka shkruar një histori të mrekullueshme në klub”, deklaroi Afonso për “Mundo Deportivo”.
“Por, ai dëshiron të luajë më shumë dhe kjo është e vetmja arsye për t’u larguar nga Barcelona. Jemi duke vlerësuar oferta të ndryshme dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur”, përfundoi ai.