Adriano Galliani rezulton pozitiv me COVID-19

Drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

26/02/2021 18:52

AC Monza ka njoftuar përmes uebfaqes zyrtare të klubit se Drejtori sportiv i klubit, Adriano Galliani ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Monza ka konfirmuar se Galliani nuk ka shfaqur simptoma dhe ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit. Galliani është duke iu nënshtruar të gjitha rregullave anti-COVID-19 në fuqi dhe ka hyrë në vet izolim./Lajmi.net/