Adriana merr befasinë e bukur nga partneri, emocionon me fjalët për të

Adriana u befasua nga Keith

ShowBiz

13/04/2021 17:20

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, tash e një kohë po e shijon lidhjen e dashurisë me Keith Groeneveld, shkruan lajmi.net.

Çifti kohë pas kohe bëjnë dedikime dashurie për njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungojnë as befasitë e dhuratat, të cilat i tregojnë publikisht.

Së fundi, ishte Keith ai i cili i bëri një befasi Adrianës, duke i dhuruar asaj një buqetë me trëndafila, ndërsa aktorja zgjodhi fjalët më të bukura për të.

“Dashuria e jetës time”, kur e them këtë e them me gjithë zemrën time. Nuk do të kërkoja një partner më të mirë. Faleminderit Zotit që më bekoi me ty në jetën time. Dashuria për ty rritet çdo ditë. Mënyra se si ti më befason çdo ditë është e mrekullueshme. Je një person i mrekullueshëm. Shihemi së shpejti. Të dua”, shkruan ajo.

Në anën tjetër, Keith postoi një foto krah aktores dhe shkroi “Shihemi së shpejti e dashura ime. Ata nuk janë gatë për atë që po vjen. Të dua, më mungon, qëndro e fortë”. /Lajmi.net/