Adriana Matoshi pasi u bë deputete: Më gëzon fakti që keni zgjedhur që 1/3 e ulëseve në Parlament të mbushen me gra

Adriana Matoshi ka reaguar për herë të parë pasi u bë deputete.

ShowBiz

05/03/2021 14:27

Aktorja e njohur kosovare së fundmi ka njoftuar se ka mbledhur votat për t`u bërë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Ajo ka reaguar përmes rrjeteve sociale menjëherë pas lajmit kështu duke falënderuar të gjithë ata që i besuan punën asaj.

Aktorja shfrytëzoi rastin për të falënderuar edhe ata që e bënë të mundur që 1/3 e ulëseve të Parlamentit të jetë e mbushur me femra.

Adriana u shpreh se ndihet me fat që një ndër ëndrrat e gjeneratave të mëparshme më në fund u bë realitet.

Deputetja vazhdoi duke thënë se dëshiron që populli t`i diskutoj me të problemet dhe ngecjet duke mos e kursyer asnjërin deputet.

Postimi i plotë i Adriana Matoshit vijon si më poshtë./Lajmi.net/

Përveç që e ndjej obligim moral t’ju falenderoj secilën e secilin për besimin që ma keni dhënë, më shumë se gjithçka më…

Posted by Adriana Matoshi on Thursday, March 4, 2021