Adriana Matoshi: Asnjëherë nuk kam ëndërruar për sukses, kam punuar për të

Adriana Matoshi vazhdon të jetë ndër aktoret më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

09/06/2020 20:20

Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në “See a Paris”, shkruan lajmi.net.

Matoshi rrëmbeu këtë çmim me rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë”, ndërsa vlerësohet arritje e madhe e saj.

Nuk është hera e parë që ajo shpërblehet për punën e bërë. Adriana nëpërmjet një postimi ka thënë se gjithmonë ka punuar për të arritur suksese.

“Asnjëherë nuk kam ëndërruar për sukses, kam punuar për të”, ka shkruar aktorja pranë postimit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBOOrzaBxih/