Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk

Modelja Adriana Lima dhe shkrimtari turk Metin Hara i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

ShowBiz

22/01/2019 13:18

Mediat e huaja, saktësisht Us Weekly, ka bërë të ditur se ish modelja e “Victoria’s Secret”, Adriana Lima dhe shkrimtari turk Metin Hara i kanë dhënë fund romancës së tyre, shkruan lajmi.net.

Dyshja ishin bashkë për një vit e gjysmë, mirëpo zënkat mes tyre kanë nisur pikërisht diku në fillimet e para të lidhjes, atëherë kur shkrimtari turk nxitën zërat se kishin probleme vitin e kaluar, pasi Hara postoi një mesazh të fshehtë për “muzikën” e tij.

“Ajo ishte poema që gjithmonë kam dashur të shkruaj”, kishte shkruar ai atë kohë, ndërsa mediat turke po ashtu kanë thënë në atë se ka flirtuar me yllin gjerman të futbollit, portierin e Besiktasit, Loris Karius, gjë të cilën e ka mohuar ajo.

”Për median e rreme turke duke pretenduar se po flirtoj me disa njerëz të rastësishëm që kurrë nuk kam takuar. . . Ju lutemi të ndaloni krijimin e lajmeve të rreme!”, ishin fjalët e saj.

Metin Hara po vazhdon jetën në Turqi, e Adriana Lima në SHBA për t’u ngritur akoma më shumë profesionalisht./Lajmi.net/