Adonisi me dhuratën më të çmuar për Teutën, bën tatuazh një pjesë të fytyrës së saj

Bashkëshorti i Teuta Krasniqit, Adonisi ka bërë tatuazh një pjesë të fytyrës së aktores.

ShowBiz

15/02/2019 11:48

Adonis Morina ka bërë tatuazh në shpinë syrin e Teutës dhe imazhin e ka postuar vetë aktorja jonë e dashur, shkruan lajmi.net.

“Trupi është udhëtimi dhe tatuazhet historia jote. Zemër, faleminderit për dhuratën më kuptimplotë dhe të çmuar. Ti je historia e dashurisë time dhe historia e jetës time. Shën Valentini im. Të du”, shkruan Teuta.

“Por jam duke të të parë ty gjithmonë”, shton tutje Krasniqi me humor.

Shihet se dyshja janë të dashuruar ‘kokë e këmbë’ me njëri-tjetrin. /Lajmi.net/