Adoleshenti në kërkim të një familje “të veçantë”

Një adoleshent kërkon të adoptohet nga një familje e komunitetit LGBT. Jaylon, një 15-vjeçar nga Los Angeles, ka krijuar një profil me dëshirat e tij për prindërit e ardhshëm, së bashku me hollësi të tjera.

Bota

22/03/2016 01:38

15-vjeçari përshkruhet në profilin e tij si: “një i ri i dashur, aktiv, që preferon biçikletën, patinat, vallëzimin dhe leximin e librave komikë”.

Por më e rëndëshishmja dhe që çdo çift që i përket komunitetit LGBT do ta dëshironte, është dëshira e tij për të patur një familje nga ky komunitet.

Në profilin e Jaylon thuhet, “jam në kërkim të një çifti të të njëjtit seks ose tjetër të familjes LGBT ose të paktën të një familje të ndjeshme ndaj nevojave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë e LGBT”.

Rreth katër për qind e fëmijëve të adoptuar në Shtetet e Bashkuara janë duke u rritur nga çiftet e të njëjtit seks.